Ditët e fundit të rrezeve të diellit po mbarojnë, dhe me to po largohet edhe moti me temperature të ngrohta mbi 15 gradë.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjatë dhjetëditëshit të tretë të tetorit dhe në fillim të nëntorit pritet një valë e të ftohti me rënie të ndjeshme temperaturash, ndërsa pas rreth një muaji pritet edhe dëbora e parë në zonat e ulëta.
“Në male -20, në qytete -12”
Meteorologët kanë konfirmuar se që sot mbi vend po vjen një vorbull polare, që do të sjellë ajër të ftohtë nga Poli i Veriut. Temperaturat do të fillojnë të bien ndjeshëm, ndërsa në malet e larta do të rikthehet bora.
Deri në fund të tetorit pritet të mbajë mot më i ftohtë me reshje, ndërsa në fillim të nëntorit atmosfera do të stabilizohet disi.
Burimi i këtij ajri të ftohtë është në Detin e Grenlandës. Në këtë periudhë të vitit ai është ende relativisht i ngrohtë, prandaj nuk mund të sjellë borë në ultësira, por megjithatë është mjaft i ftohtë. Të dhënat atmosferike tregojnë se dimri që po vjen do të jetë më i ashpër – me më shumë reshje dëbore dhe temperatura shpesh nën zero. Gjithçka tregon se mund të kemi një dimër të ngjashëm me ato të viteve 80-ta.
Në male pritet deri në -20 gradë, ndërsa në zonat më të ulëta, herë pas here, midis -10 dhe -12 gradë,thonë meteorologët.












