KONKURS për subjektet afariste në pronësi private në vitin 2025 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

0
247

Bazuar në Përfundimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi pranimin e Programit të masave për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve për subvencione për subjektet afariste në pronësi private në vitin 2025 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 05 numër 401 – 9905/2025 të datës 18.09.2025, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejmë: Shërbimi i Trupit Koordinues), më datë 22.09.2025

shpall

KONKURS

për ndarjen e mjeteve për subvencione për subjektet afariste në pronësi private në vitin 2025 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

I. SHUMA E MJETEVE

Konkursin e zbaton Shërbimi i Trupit Koordinues për ndarjen e mjeteve në shumën totale prej 24.731.000,00 dinarë, dhe atë: për komunën Preshevë në shumën prej 9.521.435,00 dinarë, për komunën Bujanoc në shumën prej 10.263.365,00 dinarë, për komunën Medvegjë në shumën prej 4.946.200,00 dinarë.

Në linkun e mëposhtë i gjeni edhe formularët e aplikimit: