Sipas të dhënave të LajmiAL që ka siguruar nga tereni në aksionin e mëngjesit të sotëm të njësis speciale në komunën e Bujanocit deri më tani mësohet për dy persona të arrestuar.
Po këto burime bëjnë të ditur se, njëri është arrestuar në qytetin e Bujanocit dhe një në fshatin Tërrnoc.
Aksioni i policisë sipas dëshmitarëve ka filluar rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm kur njësit speciale njëkohësisht kanë rrethuar disa shtëpi në disa lokacione, në të cilat forcat special dhe inspektorët civil nga departamenti i policisë së kriminalistikës të Beogradit kanë kryer bastisjet.
Përderi sa aksioni ka vazhduar lokalcionet e bastijes kanë qenë të rrethuara nga pjestarë e policisë të maskuar dhe disa automjete të blinduara.
Megjithatë zyrtarisht akoma nuk është bërë i ditur preteksti i bastisjes. /LajmiAL.












