Qeveria e Shqipërisë do të ndaj 20.000 euro për renovimin e shkollës fillore “Sami Frasheri” paralelja në fshatin Konçul.
Këtë lajm përmes një shkrese zyrtare ia ka konfirmuar Zv. Kryetarit të komunës së Bujanocit Shqiprim Musliut, Ambasadori i R. Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.
Postimi i Musliut:
Shqiperia ka dyfishuar mbeshtetjen financiare per shkollen fillore “Sami Frasheri”, ne Konçul te Bujanocit. Ne letren qe sapo pranova nga shkelqesia e tij, Ambasadori i Shqiperise ne Republiken e Kosoves, z.Qemal Minxhozi, u njoftuam se Qeveria e Shqiperise do te ndaje 20 mije euro per rindertimin e shkolles ne Konçul.
Shqiperi, ti na jep nder!













