Barnatorja e qytetit siguron vaksinën e gripit sezonal e cila ka ndikur shum pozitivisht në parandalimin edhe të infekcionit me Covid-19

0
376

Pas konstatimeve të ekspertëve shëndetësorë se vaksina kundër gripit sezonal është treguar tejet e suksesshme në parandalimin në shum raste edhe të infeksionit me Covid-19 duke mos lejuar komplikim me grip sezonal, drejtori i Barnatores në Bujanoc Naser Hasani është kujdesur që barnatorja të pjaiset edhe me vaksinën kunder gripit sezonal.

Vaksinën mund ta blejnë të gjitha grupmoshat me rekomandim të mjekut sikurse edhe të moshuarit që nuk arrijnë ta marrin vaksinën të cilën e siguron Shtëpia e shëndetit.

Vaksina mund të blihet vetëm në Barnatoren e qytetit ndërsa çmimi është 1070 dinarë.

Vlenë të theksohet se qysh në fillim të sezonin mjekët kanë paralajmëruar rëndësinë e vaksinës kundër gripit sezonal me qëllim që mos të vijë deri te komplikimet e gripit sezonal me atë Covid-19 dhe për këtë arsyeje vaksina është vlerësuar shumë e rëndësishme për të gjitha grupmoshat./LajmiAL/