3 termete me epiqendër afër Vranjës 17 km lagr nga Bujanoci janë regjistruar Brenda 24 orave, i fundit me magnitudë 3.9 të shkallës rihter.
24 orët e fundit nuk kanë qenë të qeta për qytetin e Vranjës dhe rrethinën, që nga orët e hershme të mëngjesit sipas Institutit sizmologjik janë shënuar tre termete, i pari ka qenë në orën 2:48 të mengjesit me magnitudë 3.7, i dyti në orën 06:27 me magnitudë 2.8 dhe i fundit në orën 20:46 me magnitudë 3.9 të shkallës rihter, më fuqishëm se termeti i parë. Sipas sizmologëve termetet të tilla mund të shkaktojnë dëme te vogla në objektet e banimi, por ekziston mundësia që të ketë edhe lëkundje të tjera. Sipas Institutit sizmologjik, termeti është ndjerë edhe në vendet fqinjë sikurse Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria./LajmiAL/












