Shqiptarët dhe zgjedhjet e 17 dhejtorit

0
306

Vetëm edhe 6 ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve Parlamentare të 17 dhjetorit, ku shqiptarët në Serbi do të marrin pjesë me dy lista, tabori i PVD-së dhe ai i APN-së.

Për dallim të listës që i prinë Shaip Kamberi njëherit kryetarë i PVD-së, lista e APN-së kryesohet nga Visar Memeti zyrtarë i APN-së, jo nga Shqiprim Arifi lideri i këtij subjekti politik, i cili njëkohësisht e ka paralajmëruar moskandidimin në postin i kryetarit të APN-së.

Edhe përkundër shumë iniciativave edhe kësaj here nga Prishtina e Tirana, për unifikimin me një listë të vetme, Kamberi sipas informacioneve nga këto takime, edhe për të tretën herë me radhë nuk kishte pranuar që ta lëshojë kryesimin e listës, ndërsa APN e cila thirrej në Marrëveshjen e Tiranës të Gent Cakajt nuk ia dha komoditetin e tillë duke formuar listën e sajë.     

Megjithatë, popullata në bazë të anketave që ka realizuar LajmiAL nga tereni nuk janë edhe shumë të motivuar që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Reagimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mos unifikimi e deri te mosbesimi.

Shumica e të anketuarve janë shprehur se pjesëmarrja me dy lista nuk do ti sjellë të mira askujtë, kjo do ta çojë këtë proçes në dëm të shqiptarëve. Sipas këtyre të anketuarve, është e kotë të dilet në këto zgjedhje kur dihet se mundësit janë shumë të pakëta për të përfituar dy deputet, në krahasim me para dy mandateve kur shqiptarët kishin tre ulëse në Parlamentin Republikanë të Serbisë, nga ana tjetër duke i parë edhe pasojat e zgjedhjeve të fundit kur shqiptarët me 5 përsëritje mezi përfituan një deputet.

Nga ana tjetër ka edhe nga ata të anketuar që thonë se, “mos unifikimi për pjesmarrje me një listë është gjëja e fundit që i duhej shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Askush nuk e ka të drejtën që të luaj me fatin e shqiptarëve për interesa partiake e klanore” Sipas këtyre të anketuarve i gjith ky skandal është bër për pazare politike dhe jo për interesa të shqiptarëve.

“Në vend që të na falë Serbia një deputet pse mos ti fitojmë dy apo edhe tre të unifikuar” thonë të anketuarit e LajmiAL. Mos pjesmarrja në këto zgjedhje në asnjërin tabor nga ana e PD-së me arsyetimin se nuk do ti kontribuojmë përçarjes, aktualisht mbetet si opsioni më i mirë, duke patur parasysh se PD nuk e ka ftuar elektoratin në bojkot, por as që e ka obliguar të marr mpjesë në këto zgjedhje.

Megjithatë PD ka zgjedhur që si subjekti i vetëm politik të marr pjesë në zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës, që do të mbahen paralel më ata Parlamentare më 17 dhjetor. Ky veprim i PD-së konsiderohet shum i rëndësishëm për shqiptarët e komunës së Medvegjës sepse sipas të anketuarve është undësia e vetme që ti japë shpresë mbijetesës së shqiptarëve në këtë komunë. Vlenë të theksohet se përveç PD-së, çdo subjekt tjetër politik shqiptarë në Luginë është radhitur në njërin apo taborin tjetër për zgjedhjet Parlamentare, nga ana tjetër PD është subjekti i vetëm në komunëne Medvegjës që do të garojë për asamblenë komune, gjegjësisht për të ngritur zërin për shqiptarët e kësaj komune./LajmiAL/