Kryetari I Kuvendit komunal të Gjilanit Kushtrim Kadriu në një d, eklaratë për gazetën INSAJDER ka thyënë se mosunifikimi i faktorit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës është si pasojë e përqarjes së krijuar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Ka vite që Lëvizja Qytetare Vatra dhe unë si drejtues i saj kam kërkuar me ngulm unifikimin e spektrit politik në Kosovën Lindore. Kjo gjë vetëm një herë u arrit, para katër vjetëve, atëherë kur me ndihmën e dy qeverive shqiptare asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës u krijua një listë u unifikuar e partive shqiptare atje dhe si rezultat u fituan tre deputetë nga shqiptarët”, ka thënë Kadriu për Insajder.
Kryetari i KK të Gjilanit më tej ka shtuar se, “Me ardhjen e z. Kurtit në pushtet, faktori politik në Kosovën Lindore u përqa si kurrë më parë. Ai përqau dhe distancoi lider politik dhe lider komunash. Mori anë politike duke punësuar drejtues të partive politike nga Lugina që humbën zgjedhjet atje dhe mbetën të papunë. Ndau fonde milionëshe në emër të Luginës, por që ato u tretën nëpër shoqata të drejtuara nga njerëz të afërt me politikanët pro Kurtit në Luginë”.
Është e çuditshme, sipas Kadriut, “se si një djalë i ri që u pat bërë ministër i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj pati arritur ta unifikojë Luginën, ndërsa z. Kurti që e mbanë veten për alamet burrë nuk po mundet. Nga tre deputetë sa i pati arritur Cakaj, Kurti e ka ulur në një numrin e deputetëve, me tendencë që të bie në zero”.
“Albin Kurti me veprimet e tij ka përmbushur ëndrrën e kahmotshme të regjimit serb që Kosovën Lindore ta përqajë, ta sundojë dhe në fund ta zhbëj fare” ka thënë Kadriu, shkruan Insajder.












