Noar Osmani djaloshi 10 vjeçar që e ngriti Kosovën në majat e “Burj Khalifa”

0
1863

Talentët e rinjë kosovarë edhe njëherë i treguan Botës se Kosova pavarësisht shtetndërtimit të ri dhe numrit të vogël të banorëve në krahasim me shum shtetet botërore, ka diçka që është shumë më me vlerë se pjesa dërmuese e metropoleve.

Janë këta talentët e rinjë të cilët “pamëshirshëm” rrëmbyen vendet e para në gara të ndryshme në Dubai, në mesin e mëse 42 shteteve botërore me një konkurencë mbi 2.000 nxënës.

Kësaj radhe po ju prezantojmë një gjeni me plotë kuptimin e fjalës, emir i të cilit jo rastësisht është i njohur mes talentësh në Kosovë e tash edhe në shumë shtetet botërore. “SHFMU “Dardania” Prishtinë është krenare me Noar Osmanin i cili zuri vendin e  e parë duke u shpallur kampion në kategorinë e tij në një konkurrencë të lartë, ku sfidoi pjestarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, e që në numër janë afër 2000 pjesëmarrës. Me Noarin tashmë jemi njoftuar që disa vite. Që nga moshën 7 vjeçare ka filluar të merret (krijo) me aplikacione të ndryshme, web faqe. Ai flet 3 gjuhë. Tek shkolla digjitale ka arritur në nivelet e fundit me vlerësime maksimale, me shumë çertifikata e mirënjohje, ndërsa tani si një djalë prishtinas 10 vjeçar, rrëmbeu vendin e parë në Garat Ndërkombëtare në Dubai! Krenari për shkollën, familjen dhe gjithë vendin” thuhet në njoftimin e SHFMU “Dardania” Prishtinë.

Nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuader të Brainobrain Kosova, në garat ndërkombëtare në Dubai vendin e parë e ka rrëmbyer edhe Dua Beqiri, 6 vjeçarja me prejardhje nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit e cila e ka përfaqësuar Kosovën duke i sjellur titullin Champion në garat ndërkombëtare te organizuara nga Brainobrain Academy, gara me abakus dhe aritmetikë mentale, në Dubai.

Ndërsa Rona Ramaj gjithashtu nxënëse e shkollës “Dardania” klasa V-6. e shkëlqyeshme me sjellje shembullore zuri vendin i tretë!në këto gara me një konkurencë jashtëzakonisht të foirtë në mesin e mëse 40 vendeve të botës. Edhe 10 vjeçares Rona Ramaj nuk i mungojnë sukseset ngase ajo për dy vite rresht i ka sjellë Kosovës tituj nga këto gara. Sikurse Noari, Dua poashtu edhe Rona pritet të jenë në krye të faqes prezantuese të talentëve të rinjë të ndërtesës më të lartë në botë “Burj Khalifa”. Kosova po rritë talent të cilëve do tu kenë zili shumë shtete të Botës, por se a do të dijë që ti ruaj për vetë këto gjeni kjo mbetet të shihet!/LajmiAL/