Pajaziti: Nuk ishte rastësi shkuarja e disa liderëve në SHBA kur në Bruksel pritej nënshkrimi i marrëveshjes, dikush po i bënë argatin djallit

0
362

Nëse e shfrytëzoi Qeveria Kurti mundësinë që me ndarjen e mjeteve për Luginën t’ua mbyllë gojën politikanëve në Luginë për të kërkuar reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë me ato që gëzojnë serbët në Kosovë? kësaj pyetje të LajmiAL, dërguar pothuajse të gjitha subjekteve politike shqiptare, iu kanë përgjigjur vetëm dy prej tyre, pavarësisht pritjes mëse 24 orë.

Lidhur me këtë janë përgjigjur kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu dhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti

Për të parin e APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, dërgimi i disa liderëve në Amerikë pikësirisht kur në Bruksel pritej nënshkrimi i marrëveshjes mëse Kosovës dhe Sërbisë nuk ishte rastësi.

Pajaziti për LajmiAL ka thënë se “Qeveria Kurti i dërgoi disa nga liderët politik të Luginës në SHBA për t’i njoftuar disa kongresmenë se në Luginë po ndodh spatrim etnik përmes pasivizimit. Dhe kjo ndodhi në të njejtën ditë kur në Bruksel pritej të nënshkruhej një marrëveshje në mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Sigurisht që kjo gjë nuk ndodhi rastësishtë, dikush po i bënë argatin djallit, duke tentuar ta zhvendosë vëmendjen, sepse Lugina nuk u përfshi në draftin e marrëveshjes që u publikua” është shprehur Pajaziti. Sipas tijë, “po atë ditë mediat kosovare publikuan lajmin se Kongresmenët Amerikan e përkrahin planin Franko-Gjerman.

Pasivizimi ka filluar në vitin 2011, pra këta që ishin në SHBA bashkë me qeveritë një pas një, janë një dekadë me vonesë për të ngritur zërin ndaj një dukurie që pasojat do të jenë të paevitueshme.

Sa i përket mjeteve të Qeverisë së Kosovës për Luginën, ato u vodhën nga PVD, nuk kanë asnjë lidhje me reciprocitetin apo ndonjë veprim tjeter politik, por vetëm zhvatje dhe vjedhje nga një subjekt politik” ka thënë kryetari i degës së APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti./LajmiAL/

Mbase ditëve në vijim do të kemi përgjigje edhe nga subjektet tjera politike, për të qenë transparent me elektoratin e tyre.