Mehmeti: Hipokrizia edhe eksperimentet gjithnjë në dëm të Luginës së Preshevës

0
239

Funksioneri i PDSH-së njëherit kandidati për udhëheqës të KKSH-së në zgjedhjet e fundit Enver Mehmeti, në postimin e tijë të fundit ka kundërshtuat njërin nga subjektet politike i cili dit më parë kishte kërkuar takim me Miroslav Laiçak. 

Postimi i plotë i Mehmetit

“Kur të jeni njëzëri për Bashkim me Republikën e Kosovës, kërkoni takim me Lajçak përndryshe për çfarë, për 7 pikëshin që ju mjaftonte e që patët nis dialog?!

As Qeveria e Republikës së Kosovës nuk arriti që ta përfshinte Luginën në pikën 7. të “Marrëveshjes”, pra nuk arriti reciprocitet apo barazim të çështjës së Luginës!

Edhepse në realitet çështja e Luginës është dashtë të jetë e para në dialog për shkak diskriminimit të vazhdueshëm!Për dallim të serbeve ne Kosovë të privilegjuar në vazhdimësi!

Hipokrizia edhe eksperimentet gjithnjë në dëm të Luginës.

Bashkimi me Republikën e Kosovës e vetmja zgjidhje!” Ka shkruar Mehmeti/LajmiAL/