Nëse e shfrytëzoi Qeveria Kurti mundësinë që me ndarjen e mjeteve për Luginën t’ua mbyllë gojën politikanëve në Luginë për të kërkuar reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë me ato që gëzojnë serbët në Kosovë? kësaj pyetje të LajmiAL, dërguar pothuajse të gjitha subjekteve politike shqiptare, iu kanë përgjigjur vetëm dy prej tyre, pavarësisht pritjes mëse 24 orë.
Lidhur me këtë janë përgjigjur kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu dhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti.
I pari i LPD-së i ka thënë LajmiAL se, “mbështetja financiare ashtu edhe mbështetja politike janë kërkesë e vazhdueshme e gjithë politikanëve tanë. Ne nuk kemi qenë kundër fondit, por kemi ngritur dyshimet tona ndaj keqpërdorimeve në një pjesë të fondit, këtë ja kemi thënë edhe Kryeministrit Kurti por e kemi deklaruar publikisht” ka thënë Musliu.
Sa i përket pyetjes tuaj, ka shtuar kryetari i LPD-së “për kërkesat tona për të drejtat kombëtare nuk mund të ma mbyll gojën askush e me asgjë, e aq më pak me mjete financiare. Unë në çdo tubim e përvjetor gjatë fjalëve të mia i vë theks të veçantë kërkesës tonë kolektive për bashkangjitje me Kosovën.
Kjo nuk është vetëm një retorikë, por është një ide dhe ideal i brezave të tërë, e që padrejtësishtë kjo na u imponua në vitet e ’50-ta. Mendoj se stabilitet në Ballkan do të ketë vetëm kur të jemi të bashkuar, kur shqiptarët do të jenë në një shtet të bashkuar, të ideuar nga rilindasit tanë.
Çdo kompromis tjetër në këtë aspekt nuk do të ketë jetëgjatësi’ ka thënë kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu.
Mbase ditëve në vijim do të kemi përgjigje edhe nga subjektet tjera politike, për të qenë transparent me elektoratin e tyre./LajmiAL/












