ERH bëri të ditur se sot do të bjerë borë, dhe nga Kopaoniku na vijnë “fotografitë e para të borës”.
Siç shihet në kamerat e Infokopit, në mal ka rënë borë e madhe dhe ata që ndodhen momentalisht aty mund të shijojnë borën e parë.
“Paradite me vranësira në Serbinë qendrore, jugore dhe jugperëndimore, si dhe në disa vende në Baçkë dhe Srem, reshje shiu, ndërsa në malet e larta për një kohë të shkurtër do të bie borë e dobët” thuhet në njoftimin e ERH-së.
Nga ana tjetër, “Prishtina Ëeather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të borës.












