TREVA E PRESHEVËS, MEDVEGJËS E BUJANOCIT, SI ÇELËS I ZGJIDHJES!
Treva e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës (shkurt:PMB), pos që është çelës i zgjidhjes së problemit të Kosovës me Serbi,- është edhe mundësi efektive për zgjidhjen e nyjes ma problematike rajonale, përmes një marrëveshje më të qëndrueshme paqësore, të ballansuar politike, e të përcaktimit më pragmatik të demarkacionit të domosdoshëm, të paevitueshëm të kufirit të shtetit të Kosovës me Serbi.
Për ralizimin e kësaj zgjidhje, duhet marrë parasysh referencën e kohës, – atë diku rreth viteve 50-ta (flasin dokumentet që do të duhej rishikuar!), kur Serbia e ka bërë ndërrimin arbitrar/të dhunshëm teritorial/kufitar: komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës (3 sosh, – siç është Leposaviqi), që ishin nën administrimin e Serbisë (vër. Mitrovica gjithmonë ka qenë brenda Kosovës!), i ka vendosur nën administrim të Krahinës së Kosovës, ndërsa Trevën e Preshevës (PMB) me shumicë shqiptare, e cila ishte nën administrim të Krahinës së Kosovës, e ka vendosur nën administrim të Serbisë,
– veprim i qartë hegjemonsit, që Serbia e ka bërë në kohë të eskalimit të dhunës dhe represionit të periudhës rankoviqiane, në mënyrë që në Kosovë të rrisë numrin e serbëve, e në Trevë të Preshevës të krijojë hapësirë për spastrimin etnik të shqiptarëve, qoftë përmes diskriminimit të vazhdueshëm, qoftë përmes prapambetjes ekonomike të popullatës shqiptare.
Politika e jonë sot, duhet të ballafaqohet me këto të vërteta – zgjidhje përgjatë bisedimeve të ardhshme, për t’u pozicionuar me të drejtën e shqiptarëve të Trevës së Preshevës (PMB) karshi të drejtave të serbëve në Republikë të Kosovës, për të shmangur supermacionin nacional të njërës palë ndaj tjetrës.
Për këtë të drejtë dhe zgjidhje flasin edhe ngjarjet me peshë historike të kësaj Treve shqiptare, që në prak të shpërbërjes së Jugosllavisë e më pas, vullneti i shprehur në referendumin e marsit 1992, sakrificat e bëra të kësaj popullate për liri dhe të drejta qytetare e nacionale, rezistenca e fundit çlirimtare e UÇPM-së, dhe, së fundi, vet numri i të regjistruarve të banorëve shqiptarë, falë një mobilizimi dhe vetëdije të lartë të vetë organizuar për deklarim nga ana e popullatës dhe forcave politike të saj.
– Fatos Aliu












