Mes dëshirës dhe mundësisë!

0
718

Përgaditi Suada ASANI

Kushtet e vështira socio-ekonomike, mundësitë pas universitare dhe problemi akoma i pa zgjidhur i njohjes së diplomave, nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc i ka vënë mes dy zgjedhjeve, të zgjedhin atë që dëshirojnë apo atë që kanë mundësi ta bëjnë.

Edhe pse të dhënë pas mësimit, ata janë të vetëdijshëm se dëshira dhe mundësia janë krejtësisht dy rrugë me kahje të ndryshme, njëra drejt lindjes e tjetra drejt perëndimit.

LajmiAL ka intervistuar disa nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” për të marrë opinionet e tyre rreth planeve për të ardhmën të cilën ata i pret, ëndrrat, dëshirat e tyre dhe problemet me të cilat ata i kanë, e që ia pamundësojnë ose vështirësojnë objektivat e tyre, si nxënës e pastaj si banorë të Luginës së Preshevës.

Shaipi është nxënës në drejtimin e mjekësisë. Profesioni që ëndërron ta bëjë është infermier,është profesion humanitar dhe mua më pëlqen të ndihmojë njerëz, thotë Shaipi. Kur është pyetur se cilat janë objektivat e tij mbas shkollës së mesme ,ai është shprehur se dëshiron të nis një fakultet, por problemi i stërgjatur ‘’Mosnjohja e diplomave universitare’’ të Kosovës nga Serbia e bën të mendoj alternativën e emigrimit jashtë vendit,larg Bujanocit diku.!

Elejsa është nxënëse në drejtimin e përgjithshëm. Ajo dëshirë ka të kontribojë në fushën e gastronomisë dhe atë të fotografisë. Kur është pyetur për shkollë të mëtutjeshme, dëshiron të vazhdojë në universitet dhe është shprehur shumë e mërzitur nga fakti mungesë e drejtimeve tjera të cilët sipas saj janë të pëlqyeshme nga të rinjët, si ndoshta nga  astronomia, fotografia, psikologjia dhe drejtime të tjera. Elejsa dëshiron më të gjithë forcat e saja të kontriboj për vendin e saj, por është paksa e vështirë ka thënë ajo.

Edhe Mevludja është në drejtimin e përgjithshëm. Ëndërra e saj është që një ditë të bëhet menaxhere e kompanisë së saj. “Të hap një biznes e ta menaxhojë atë vet, me forcat e mia, është një ëndërr e madhe për mua“është shprehur ajo. Ajo mbasi më tregoi për ëndrrën e saj, u shpreh e pakënaqur me situatën në vendin tonë. Ajo nuk shpreson më që do ketë dobi edhe të studioj, apo mbaroj një fakultet. Problemi i madh ‘’Mosnjohja e diplomave’’ dhe ‘’Papunësia në përqindje të madhe’’ ka bërë që nxënësja Mevlude Sopi të shprehet kaq e dëshperuar.

Ana poashtu është në vitin e dytë të shkollës së mesme,drejtimi i përgjithshëm. Kur është pyetur për punën, profesionin e saj që ëndërron të bëjë, është shprehur se është e pacaktuar ende, e pavendosur për një drejtim. Për problemin e qështjes së ‘’Mosnjohjes së diplomave universitare’’ Ana ka thënë se mosnjohja e diplomave universitare përbënë një problematikë mjaftë të përhapur në rrethin tonë. Kjo pamundëson punësimin e të rinjëve, të diplomuarëve si në punë të shtetit e, edhe atë në sektorin privat. Përvec sfidave emocionale e ato financiare, dhe investimet e panumërta në kohë dhe mësime,për një fund që nuk është premtues në kuptimin që së pari nuk të jep pavarësi individuale, e pastaj stabilitet të përhershëm, të ndal zhvillimin tënd si individ dhe të kufizon në 2 mënyrë të bujshme në dhënien e kontributit tënd në shoqëri. Këto dukuri si kjo në rastin tonë, nxit emigrimin e gjeneratëve të reja, shkatërron zhvillimin e përparimin e vendit mbarë, ka thënë Ana.

Anisa është nxënëse e drejtimit të mjekësisë. Ëndërra e saj është që një ditë të bëhet kardiologe esukseshme. Anisa thotë se për universitet do vazhdojë jashtë vendit, por kontributin e saj dëshiron me cdo kusht ta jep në vendin e saj të lindjes. Për problemin e mosnjohjes së diplomave, ajo ka thënë se është shumë e vështire, kjo bën që migrimet të rriten, e të rriten cdo ditë. Ndoshta zgjidhja e këtij problemi, do rregullonte shumë gjëra.

Florent Latifi këtë vit është maturant, vjen nga drejtimi i përgjithshëm. Florenti me sa duket jetën e tij në të ardhmen, e sheh tek profesioni i programerit. ‘’Nuk e di nëse do përfundojë në Kosovë apo diku tjetër, por ajo që është e ditur se unë do vazhdoj jashtë vendit të punoj, e kontribojë’’është shprehur ai. Florenti nuk sheh një të ardhme në qytetin e Bujanocit, për të shpëtim mesa duket është migrimi në vendet perëndimore.

Edhe Zualja këtë vit është maturante. Vijon shkollën në drejtimin e përgjithshëm. Kur është pyetur për objektivat e saja pas shkollës së mesme, ajo është shprehur e paqartë, se është në dilema se cili profesion nesër do t’i shërbejë më së miri asaj. Dëshira e saj është të studioj shqip,me shumë gjasa do filloj në Prishtinë e mos njohja e diplomave,Zualen do e detyrojë të emigrojë ose të nis jetë, e punë në Kosovë.

Këta të rinjë sot mendojnë kështu, por nuk i dihet se çka i ka përgaditur fati nesër, gjithnjë duke mbetur me shpresë se çdo dëshirë e tyre do të realizohet në të mirën e tyre. Rinia është shtylla kryesore e ruajtjes së identitetit kombëtarë./LajmiAL/