Organizatorja e tryezës në Medvegjë me temën: Komuniteti “Shqiptar në Serbi: Nevoja për një Riorganizim dhe Qasje Mbipartiake në Politikbërje” Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, i ka thënë lajmial se në këtë tryezë ishin të ftuar edhe deputeti popullorë Shaip Kamberi si dhe koordinatorja e zyres së KKSH-së në Medvegjë Lirona Zuka, por arsyeja e mospjesmarrjes nuk dihet.
“Po, i kemi ftuar z. Kamberin dhe znj. Lirona Zuka (shihne agjendën).
Pjesëmarrja është konfirmuar fillimisht, por më pas nuk kanë ardhur” ka thënë për lajmial Ferati-Sachsenmaier.
Tema për të cilën ëhstë paraparë të flaës deputeti Kmaberi ka qenë: “Minoriteti Shqiptar në Serbi: Mësimet nga e kaluara dhe nevoja për një angazhim politik më dinamik për drejtat e shqiptarëve në Serbi ”.
Nga ana tjetër koordinatorja e zyres së KKSH-së në Medvegjë ka patur mundësinë të flaës për: “Sfidat e shqiptarëve në sigurimin e pjesëmarrjes aktive politike ne nivel lokal në Medvegje, Preshevë, dhe Bujanoc”: Përvojat personale gjatë dekadës së fundit”.
LajmiAL ka siguruar edhe agjendën e kësaj tryeze:
Presheva, Medvegja, dhe Bujanoci në Dialog
Takimi i Parë
*******
Tema: Komuniteti Shqiptar në Serbi: Nevoja për një Riorganizim dhe Qasje Mbipartiake në Politikbërje
21 gusht, 2022 (Hotel Gejzer, Banjë e Sijarinës)
| Paneli I | |
| 13.00 – 13.15 | Mberritja e pjesëmarrësve |
| 13. 15 -13. 25 | Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, Universiteti Göttingen, Gjermani: „Hapja e takimit dhe prezentimi i agjendës së diskutimeve”. |
| 13. 25 – 13. 40 | z. Femi Beha, Asambleist në Kuvendin e komunës së Medvegjës: “Komuniteti shqiptar në Medvegjë: Në kërkim të një qasje të re politike” |
| 13.40 – 14. 00 | z. Nagip Arifi, Krytetari i Komunës së Bujanocit: “Bujanoci: Regjistrimi i Popullsisë, ‘Pasivizimi i Adresave’ dhe Dialogu me Qeverinë e Republikës e Serbisë. |
| 14.00 – 14. 15 | z. Shqiprim Arifi, Krytari i Komunës së Preshevës: “Rëndësia e ngritjes së kapaciteteve të reja profesionale shqiptare në nivel të Luginës: Lobimi vazhdueshëm tek instancat ndërkombetare si prioritet politik për tri komunat “. |
| 14. 15 – 14.30 | z. Shaip Kamberi, Deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë: “Minoriteti Shqiptar në Serbi: Mësimet nga e kaluara dhe nevoja për një angazhim politik më dinamik për drejtat e shqiptarëve në Serbi ”. |
| 14:30 – 14.50 | Pushim Kafe |
| Paneli II | |
| 14.50 – 16.20 | z. Arben Ferati, znj. Aulona Halimi, znj. Lirona Zuka, Driton Hyseni, Edita Nuhiu “Sfidat e shqiptarëve në sigurimin e pjesëmarrjes aktive politike ne nivel lokal në Medvegje, Preshevë, dhe Bujanoc”: Përvojat personale gjatë dekadës së fundit”. |
| 16.20- 16. 45 | znj. Teuta Fazliu (Bujanoc), Shermine Iljazi (Preshevë), Gani Krasniqi (Përfqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Fushë Kosovë, Latif Mustafa (Preshevë). “Të jesh shqiptar/e e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit në Kosovë: Përceptimet, Sfidat, dhe Artikulimi i Problemeve të tyre ne Opinion”. |
| 16.45 – 16. 50 | Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier Reflektim dhe konkluzionet nga takimi |
| 17. 00 – 18. 00 | Vizita e përbashkët te dy familje shqiptare të “pasivizuara“ në Banjë të Sijarinës. Vizitë te Agim Ukiqi, ndërmarrës shqiptar, i cili së fundi e ka fituar një betejë të gjatë ligjore në Serbi. Pas shumë vitesh përpjekje, më në fund ai mund të hap hotelin e tij në Banjë të Sijarinës. Intervista me gazetarë nga Kosova. |
Për informata të hollësishme, ju lutem kontaktoni:
Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier
E-mail: f.ferati@gmail.com












