43.112 qytetarë të Bujanocit me të drejt vote në 59 vendvotime për parlamentare dhe presidenciale

0
233

Në Serbi të dielën më 3 prill do ta mbahen zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale në 20 komuna.

Në komunën e Bujanocit do të mbahe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku të drejtë vote kanë 43.112 qytetarë të regjstruar në 59 vendvotime.

Sipas kryetarit të komisionit komunal zgjedhorë Fejzi Beqirit në listën zgjedhore janë 43.112 qytetarë, ndërsa do të hapen 59 vendvotime.

Numri i qytetarëve sipas me të drejtë vote, sipas Beqirit, është më i ulët për 533 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, kur sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZZ), në listën zgjedhore ishin 43.645 qytetarë.

KKZ-ja tashmë I ka kryer të gjitha përgatitjet e materialit zgjedhor dhe gjatë ditës së djeshme material zgjedhorë iu është dorëzuar këshillave zgjedhore.

Për herë të parë në Bujanoc të dielën do të votojnë edhe banorët serb të komunave të Kosovës: Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novobërdës, ku të drejtë vote kanë 19.442 votues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here