100 euro ndihmë nga shteti mund ti marin vetëm ata të cilët nga 14 janari i mbusin 30 vjet

0
421

Me qëllim të mbështetjes së vazhdueshme të popullatës për shkak të pandemisë së virusit Covid-19, Qeveria e Republikës së Serbisë i mundëson të gjithë shtetasve të Serbisë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, të cilët kanë vendbanim në teritorin e Sërbisë dhe kanë letërnjoftim të vlefshëm, që në shkurt të marin ndihmën e njëhershme financiare prej 100 euro.

Shuma në kundërvlerë në dinarë është saktësisht 11.758,56 dinarë, ka thënë Ministri i financave.

Ai shtoi se duke patur parasysh se ligji që parasheh ndarjen e kësaj ndihme financiare ka hyrë në fuqi sot (13.01.2022), do të thotë se kjo datë merret si mesatare për ata që kanë të drejtë për ndihmë prej 100 eurosh.

“Të drejtë kanë të gjithë qytetarët që mbushin 16 vjeç në fund të ditës së sotme (dhe sot), si dhe të gjithë ata që nga nesër 14 janar i mbushin 30 vjet, edhe ata  kanë të drejtë.

Ndërsa ata të cilët sot ose para kësaj date i kanë mbushur 30 vjeç, atëherë nuk kanë të drejtë në ndihmën financiare prej 100euro, sqaroi Ministri i financave.

Aplikimet për ndihmë financiare do të zgjasin nga data 15 deri më 30 janar 2022, në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs./LajmiAL/