Albanian Excellence ka vlerësuar një tjetër figurë shqiptare të përmasave ndërkombëtare, kësaj radhe në Venecia. Drejtori i Bordit të Albanian Excellence, zoti Andis Gjoni nderoi në Venecia Muharrem Salihi me titullin ”Lider Ekselent në biznes në kohën e Pandemisë Covid 19”.
Zoti Muharrem Salihu është një nga personalitetet më në zë të botës mbarëshqiptare veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Suksesi i zotit Salihu njihet edhe në fushën e biznesit ndërsa është edhe një promotor i bashkimit të suksesit mbarëshqiptar në fushën e biznesit. Salihi shprehu mirënjohjen për këtë titull.
“Angazhimi im për të drejtat e shqiptarëve në Serbi ka qenë dhe mbetet i udhëhequr nga besimi i palëkundur në parimin: drejtësi dhe barazi për të gjithë.
Kjo nënkupton edhe zhvillimin ekonomik,i cili po sabotohet vazhdimisht tek ne në Serbi si një emërues i përbashkët mirëqenieje” tha ai. Tre vjet më parë Albanian Excellence e shpalli histori suksesi gjatë një vizite në Medvegjë një zonë e banuar nga shqiptarë, pjese e Republikës së Serbisë.








