Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi të martën në Bujanoc se Serbia është një vend në të cilin ligji respektohet dhe zbatohet pa kushte, dhe se është i njëjtë për çdo qytetar të Serbisë, thuhet në njoftimin e PMB-së.
Gjatë vizitës së tij në Stacionin Policor në Bujanoc, Ministri Vulin theksoi se policia është atje për të mbrojtur të gjithë qytetarët dhe kur bëhet fjalë për për kujdesin e sigurisë nuk u intereson kush nga cila kombësi është.
“Udhëheqja e shtetit po merr të gjitha masat për t’i bërë qytetarët të jetojnë më mirë dhe më të sigurt.”
Është e rëndësishme për ne që kjo zonë të zhvillohet, që të krijohen vende të reja të punës, që ekonomia të forcohet, dhe për të arritur të gjitha ato, ne duhet të ruajmë dhe forcojmë stabilitetin dhe sigurinë tonë, “tha Ministri Vulin në Bujanovac.
Vizitës së ministrit Vullin në Bujanoc përmes rrjetit social i ka reaguar kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa.
Ky i fundit ka thënë se, “Sot, dy ngjarje shkaktuan shqetësime tek qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Ministri racistë e ksenofob i Punëve të Brendshme, z. Aleksandër Vullin vizitoi stacionin policorë në Bujanoc duke provokuar shqiptarët, në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë z. Zllatibor Lonçar ka shkarkuar nga posti të vetmin drejtor shqiptarë të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.
Pra, në rastin e parë, në institucionin ku janë të nënpërfaqësuar shqiptarët >> qoftë si numër i përgjithshëm qoftë në zinxhirë komandues<<, Ministri Vulin me prezencën e tij, injorimin e institucioneve lokale dhe gjuhën e tij kërcënuese ndaj shqiptarëve të Luginës nxit polarizim ndëretnik në Bujanoc.
Polarizime që nuk kanë ekzistuar edhe në kohërat e luftërave të përgjakshme.
Për derisa, rasti i dytë – Ministri Lonçar me vendimin e tij për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë vërteton se politikat e nënshtrimit dhe servilizmit funksionojnë deri në momentin që i shërbejnë Beogradit. Nuk ishte shkaktuar kur kishte arsye, andaj u shkarkua pa arsye.
Qeveria centraliste e partisë-shtet në Beograd nuk ka treguar gatishmëri për dialog, për respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, që është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Përkundrazi, natyra diskriminuese institucionale shtetërore ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave diskriminuese” ka shkruar Mustafa.
Vizita e Ministrit të MPB-së vjen vetëm disa ditë pasi mediat lokale dhe qëndrore në gjuhën serbe aktualizuat aq shumë ndërtimin e kompleksit të Komandant Lleshit mbi fshatin Tërrnoc, sa që kjo u bë tem edhe në seancën e djeshme të Parlamentit Republikan./LajmiAL/












