Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se të rinjtë para Vitit të Ri do të marrin nga 5000 dinarë.
Presidenti i Serbisë tha se shteti tashmë ka paguar para për të rinjtë në shkurt dhe qershor dhe se para Vitit të Ri do të fillojnë aplikimet për ndihmë të re financiare nga shteti.
“Do të japim para Vitit të Ri, regjistrimet do të shkojnë nga 1 deri më 15 dhjetor”. Më pas para Vitit të Ri do të paguajmë 5000 dinarë për të gjithë të rinjtë që aplikojnë sipas procedurës së njëjtë si më parë. Është një dhuratë për Vitin e Ri dhe është ajo që ne mund të përballojmë financiarisht. “Ne llogarisim se janë rreth 45 milionë euro dhe kjo është ajo që mund ta mbajmë pa e rritur ndjeshëm deficitin dhe pa rrezikuar në asnjë mënyrë vendin tonë”, tha ai.












