Rezultatet preliminare tregojnë se qytetarët e Serbisë votuan në referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, tha Presidenti Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, 39.52 për qind kanë votuar “jo”.
Qendrat e votimit ku qytetarët serbë kanë votuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë janë mbyllur në ora 20:00.
Të drejtë vote kishin 6.510.323 qytetarë. Në pyetjen “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë”
Presidenti Vuçiq gjithashtu potencoi se referendumi nuk ndryshon asgjë përsa i pëket zgjedhjeve, ato do të mbahen më 3 prill të këtij viti.












