Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 452 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 194 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 141 janë nga Vranja, 21 nga Vlladiqin Hani, 17 nga Surdulica 6, nga boseligradi, dhe nga 3 raste të reja kanë Bujanoci, Tërgovishta dhe Presheva.
Sipas këtyre të dhënave Vranja vazhdon të jetë vatër e virusit korona në rrethin e Pçinjës.
24 orët e fundit tregojnë se komuna e Bujanocit ka një rënie të dukshme të rasteve të të infektuarve me Covid-19./LajmiAL/












