Vranja edhe më tej vatër e infeksionit të virusit korona më 109 raste, Bujanoci 11

0
284

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës ndaj virusit korona janë testuar 595 persona.

në bazë të rezultateve të arritura ëhstë bërë e ditur se 185 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 109 janë nga Vranja, 31 nga Surdulica, 22 nga Vlladiçin Hani, 11 nga Bujanoci, 6 nga Bosilegradi dhe nga 3 kanë Presheva dhe Tërgovishta.