Nga sot deri të dielën, më 13 shkurt, policia rrugore do të zhvillojë aksionin e kontrollit të intensifikuar të drejtuesve të autobusëve dhe kamionëve, me theks të veçantë respektimin e dispozitave të Ligjit për Orarin e Punës të Mjeteve të Ekuipazhit Rrugor dhe Tahografëve, njofton MPB, përcjell presheva.com.
Gjithashtu vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit të transportit të mallrave, si dhe kontrollit të plotësimit të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje në trafikun e drejtuesve të kamionëve dhe autobusëve.
Aksioni është pjesë e një aktiviteti të madh ndërkombëtar të realizuar në 30 shtete evropiane, anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore).












