Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 440 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 22 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 22 janë nga Vranja, ndërsa komunat e tjera të rrethit të Pçinjës nuk kanë patur raste të reja të të infektuarve.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit interesimi për imunizim me dozën e tretë kundër virusit korona akoma nuk ka tejkaluar shifrën e 4 mijë personave.












