Vihet gurthemeli i urës që lidh komunën e Bujanocit dhe Kamenicës

0
302

Pas një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe atij të Kamenicës Qëndron Kastrati sot ka filluar projekti i përbashkët ndërkomunal e që është me rëndësi jetike për banorët e Malësisë së Bujanocit dhe dy komunave të lartpërmendura.
Edhe pse vite më parë kjo urë ishte dëmtuar nga vërshimet dhe vështirësonte qarkullimin, pavarësisht frekuentimit mbeti e tillë për vite me radhë.
Rekonstruimi i urës në vlerë prej 51.000 euro është rezultat i takimit të fundit të dy kryetarëve Arifit dhe Kastratit, ku komuna e Kamenicës do të investojë 40.000 euro ndërsa pjesën tjetër komuna e Bujanocit.
Punimet deri në përfundimin e urës pritet të zgjasin 3 muaj.
Sikurse Kastrati poashtu edhe Arifi premtuan se do të angazhohen edhe për projekte tjera të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të kushteve të banorëve të zonave kufitare të dy komunave.
Rekonstruimin e kësaj ure e përshëndeti edhe këshilltari i vetëm nga Malësia e Bujanocit në Kuvendin Komunal të Bujanocit Nazmi Duraku.
Duraku potencoi se kjo urë është me rëndësi jetike për banorët e Malësisë së Bujanocit.
Pushteti lokal nuk do të ndalet në realizimin e projekteve, “ne nuk merremi me rrjete sociale as premtime që nuk mund ti realizojmë” u shprehDuraku./Lajmi-AL/