15 dhjetori është afati i fundit për të marrë pjesë në konkursin e shpallur nga Ministria e Arsimit, në të cilin shkollat në mbarë vendin mund të paraqesin projektet e ndryshme, ku kryesisht mund të përfitojnë mjetet në përmirësimin e infrastrukturës së shkollës.
Sipas informative që ka siguruar LajmiAL, deri më sot në këtë konkurs ka aplikuar vetëm një shkollë fillore nga komuna e Bujanoci, gjegjësisht nga fshati Levosovë, ndërsa shkollat tjera si duket nuk e çajnë shumë kokën për të përfituar mjete financiare përmes projekteve, ndërsa disa mësimdhënësve nuk i shpëton as edhe një seminarë brenda vitit, pavarësisht orëve te humbura, nga ana tjetër për projekte si duket nuk kanë kohë, kështu që nuk e kanë parë të udhës që të paraqesin projektet e tyre në këtë konkurs.
Të paktën kështu duket nga fakti se vetëm kjo shkollë ka kërkuar pëlqimin nga komuna e Buajnocit për pjesmarrje në konkurs, ndërsa shkollat tjera nuk e kanë kërkuar një pëlqim të tillë, gjë që nënkupton se nuk kanë paraqitur projektet e tyre.
Në gjendje më të mirë, nuk janë as ndërmarrjet tjera publike dhe kulturore në komunën e Bujanocit të cilat këtë vit kanë ngecur me aplikimet në konkurse të ndryshme në ministritë gjegjëse, pavarësisht se konkurse të shpallira kemi çdo vitë.
Sipas një funksioneri në administratën lokale, të gjitha ndërmarrjet publike por edhe shkollat që financohen nga buxheti komunal, e dinë se pagat i kanë të siguruara nga buxheti dhe nuk çajnë shumë kokën për të aplikuar me projekte të ndryshme në konkurse të shpallura./LajmiAL/












