Komuna e Bujanocit po vazhdon me intenzitetin e paraparë për rregullimin e infrastrukturës lokale në fshatin Bilaç. Këto ditë ka përfunduar projekti i rregullimit të rrugës në njërën prej lagjeve shumë të frekuentuara në këtë fshat.
Ky është projekti i dytë në Bilaç që nga fillimi i këtij viti, derisa rrugët tjera do të vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar në muajt në vijim.















