Urimi i kryetarit Arifi me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsit

0
202

Të nderuara nëna, motra e gra,

Në këtë ditë kujtojmë lëvizjen për të drejtat e grave, për përpjekjet e tyre për drejtësi, barazi e paqe.

Përpjekjet tona për ndërtimin e një shoqërie të barabartë vazhdojnë edhe më tej, duke parë rëndësinë tuaj në ndërtimin e familjeve dhe shoqërive të shëndosha.

Me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsin, pata nderin që të pres punonjëset e Administratës Komunale, të cilat i falemnderova për punën e tyre të palodhshme që bëjnë çdo ditë për t’i shërbyer komunitetit.

Urime 8 Marsi!