Tryezë kushtuar mjedisit dhe rëndësisë që ka për shëndetin

0
324

OKH Alternativa Internacionale në kuadër të projektit EKO-AMBIENTI që përkrahet financiarisht nga “UK aid” dhe realizohet përmes “PIN”gjatë vikendit ka organizuar tryezën, kushtuar mjedisit dhe rëndësisë që ka për shëndetin.

Tryeza është një nga 5 aktivitetet e radhës që do të realizohen në kuadër të ktij projekti të cilin e implementon OKH Alternativa Internacionale.

Në këtë tryezë përveç nxënësve të shkollave të mesme, morën pjesë edhe përfaqësues të lamisë, ekspertë të mjedisit, sikurse Agim Haliti Inspektor i mbrojtjes së mjedisit pranë pushtetit lokal, Snezhana Millosheviç mr.Shkencave Bioteknike, njëherit kryetare e Shoqatës Ekologjike Bujanoc, Dr.Petrit Sulejmani, mjek i përgjithshëm, Blerim Iseni nga NP Komunalia dhe Shukrija Demiroviç nga “RHC” njëherit pronar i kompanisë së vetme për reciklimin e plastikës në Bujanoc.

Gjatë tryezës, u theksua rëndësia e mbrojtjes së ambientit, ndikimi në shëndetin si dhe hapat që duhet ndërmarrë për një ambient të pastërt.

Agim Haliti Inspektor i mbrojtjes së mjedisit pranë pushtetit lokal, elabori në mënyrë profesionale para nxënësve, pozitën gjeografike që ka komuna e Bujanocit dhe rëndësinë e sajë. Haliti gjithashtu foli edhe për krijimin e mbeturinave të egra dhe punën që është duke bërë ky inspektoriat në luftimin e tyre, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen.

Nga ana tjetër Snezhana Millosheviç mr.Shkencave Bioteknike njëherit kryetarë e Shoqatës Ekologjike Bujanoc, përmes projektorit i sqaroi nxënësve për pasqyrën ekologjike që ka komuna e Bujanocit, pasurit dhe dukurit negative. Në mënyrë të detajuar dhe përmes fotove ajo i njoftoi nxënësit me dukurit negative natyrore por edhe ato positive që ka komuna e Bujanocit.

Në aspektin shëndetësorë sipas Dr.Petrit Sulejmanit gjithçka është në dëm të qytetarëve, përsa i përket ambientit, sidomos mbeturinat janë ato që pasojat do ti shohim pas një periudhe të gjatë.

Dr.Sulejmani foli për ndikimin e mbeturinave tek shëndeti dhe sëmundjet që pasojnë, veçanarisht në sistemin kardiovaskularë.

“NP Komunalia është duke bërë të pamundërën që qytetarëve ti ofrojë njëambient të pastërt, megjithatë edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm, që ta ruajmë natyrën së bashku. Po hasim në shumë vështirësi, kemi shumë problem me kontejnerët, ku persona të pandërgjegjshëm qëllimisht ia vënë flakën kontejnerëve si dhe i shkatërrojnë ata” tha Blerim Iseni përfaqësues i NP Komunalisë.

Në këtë tryezë morën pjesë nnxënës nga shkollat e mesme të komunës së Bujnaocit. Ata ishin të interesuar veçanarisht për natyrën dhe mundësitë që odronë natyra. Nxënësit gjithashtu ishin dakord që në këtë drejtim të ketë sa më shumë aktivitetet dhe vetëdijësimi i qytetarëve të jetë sa më i madhë në mbrojtjenj e ambientit.

Aktiviteti tjetër në kuadër të projektit EKO-AMBIENTI do të ketë për qëllim mbjelljen e fidaneve në vende të caktuara në gjith tëritorin e komunës së Bujanocit,/LajmiAL/