Nga Suada Asani
Fondacioni humanitar dhe kulturor “Amaneti” në krye me Refik Mehmeti organizoi tribunë për nder të muajit të bekuar të Ramazanit.
Programi filloi me këndim të Kuranit famëlartë nga Ledejna Bajrami.

Fjalën e mori poashtu edhe aktivistja e Fondacionit Leonora Mehmeti e cila i falemenderoi dhe nderoi të gjithë të pranishmit dhe të ftuarit. Vazhdoi me korin ” Hor Stanbolla,vajzat nga Novi Pazari.
Tribuna vazhdoi me ligjiratën e hoxhës nga Kosova Z.Ardian Sejdiu,i cili na qetësoi zemrat me fjalët e tij.

Vazhdoi me monolog Poeteshja Suada Asani për nder të Ramazanit.
I ftuar ishte poashtu edhe Hoxha i nderuar nga Tetova e bukur Z.Omer Dauti.
Poezi kishte edhe vajza nga komuna e Preshevës Ramize Halimi.

Dhe monolog gjithashtu edhe Verda Selimi për Muhamedin A.S
Për mbylljen u përkujdes Hor Stanbolla kori i vajzave që na u kënaqët zemrat e veshët tu i dëgju.
Mbas mbylljes pati dhe koktej ku u shërbyen të pranishmit që ishin.












