Tregu i Bujanocit më i shtrenjti në rrethinë

0
264

Përveç produkteve ushqimore, bukës prodhimet nga mielli edhe çmimet e tregut në komunën e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në rrethinë.

Përkundër faktit se kohëve të fundit tregu nuk është edhe shumë i frekuentuar, tregëtarët nga komuna jonë janë gjithnjë më të pakët, nga ana tjetër çmimet janë pothuajse si në fillim të sezonit.

Një kilogram domate që vite më parë në këtë periudhë të vitit mund ta bleni me çmimin më të shtrenjtë prej 30 dinarë, sot në tregun e qytetit kushton nga 100 deri në 120 dinarë, e që për xhepat e shumë kujtë është çmim tejet i lartë.

Edhe sot tregu ishte përplotë pemë dhe perime, sidomos ato që tash më shum përdoren për përgatitjen e turshive.

Ajo që të bie në sy janë specat e ajvarit kilogrami i së cilëve kushtonë nga 80 deri në 120 dinarë varsisht nga kualiteti, por edhe specat tjerë nuk janë më lirë se 100 dinarë.

Edhe përkundër çmimeve më të larta, askush nuk mund të japë një përgjigje përse kjo po ndodhë, të paktën jo tregëtarët të cilët i formojnë çmimet.

Sipas tregëtarëve vendor, çmimet po i rrisin tregëtarët që vijnë nga qytetet tjera, të cilët i detyrojnë edhe vendorët të bajnë një gjë të tillë, nëse duan ti shesin produktet e tyre.

Megjithatë të njejtat produkte që tek në kushtojnë 100 dinarë në tregjet tjera sidomos në Vranjë ato mund ti bleshë për 80 dinarë.

Për një kilogram domate që tek ne paguan nga 100 deri 120 dinarë në tregun e Vranjë e blenë për 80 dinarë, njejtë edhe specat janë për 20 deri në 30 dinarë më lirë.

Ajo që vërehet edhe gjatë ditës së sotme është mungesa e respektimit të masave antikovid, sidomos mungesa e mbajtjes së maskave./LajmiAL/