Tonçev dhe Kamberi takim të fshehtë në motel “Nais”. Qëllimi, ta fus SPS-in ndërsa ta pengojë hyrjen e SNS-it në koalicion në Bujanoc

0
751

Çfar po ndodh në skenën politike në komunën e Bujanocit është për tu habitur, përderisa në opinion flitet diçka tjetër në fshehtësi si duket po punohet e kundërta, dhe koalicioni 21 shqiptarë dikujt nuk po i shkon për shtati, apo mos vallë dikush po përgatit ndryshime në koalicionin qeverisës duke i inkuadruar edhe këhsilltarët serb të SPS-it?

Sipas të përditshmes INFORMER funskioneri i lartë i SPS-së njëherit ministër pa portfol Novica Tonçev ka zhvilluar takim të fshehtë me kryetarin e PVD-së, njëherit deputet në parlamentin e Sërbisë Shaip Kamberin.

“Ndërsa publikisht e përfolte pjesmarrjen e përbashkët të SPS-it dhe SNS-it në zgjedhje, funksioneri i lartë i socialistëve njëherit ministër pa portfol Novica Tonçev, fshehurazi po dakordohet me Shaip Kamberin, kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, që SPS-i të hyjë në qeverisjen lokale në Bujanoc me tre këshilltarë ndërsa SNS me 10 këshilltarë të mbesë jashtë pushtetit, shkruan Informer.

Tonçev, sipas Informer gjithashtu kishte caktuar takim edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në motelin “Nais”, por ky i fundit nuk kishte pranuar një takim të tillë në motel, duke e ftuar atë që të vinte në komunë për bisedime dhe jo në motele.

Vlenë të theksohet se nuk kanë kaluar akoma një muaj që kur Kamberi si deputet popullore fuqishëm e kishte kundërshtuar emrimin në postin e kryeparlamentarit të Sërbisë Ivica Daçiqin kreun e përgjithshëm të SPS-it./LajmiAL/

Linku i shkrimit:

https://informer.rs/vesti/politika/571116/sns-sps-novica-toncev-saip-kamberi-bujanovac-vlast?fbclid=IwAR0SgDwScybay5TixmOedbdbGBnS7zq3yrMXbiMO-uq8DVgznw6BfJkV4uY