TIKA ME PROJEKTE KONKRETE NË BUJANOC

0
262

Në ambientet e kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit është zhvilluar takimi mes koordinatorit të TIKA-s për Serbi dhe kryetarit të komunës së Bujanocit.

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e dy projekteve në Bilaç, konkretisht renovimin e zyrave të Bashkësisë Lokale që do të mund të shfrytëzohej edhe për qëllime kulturore dhe aktivitete tjera, si dhe ndërtimi i një parku në fshat.

Koordinatori i TIKA-s theksoi se mjetet financiare janë të siguruara, kurse kryetari Arifi premtoi që pjesën tjetër financiare të nevojshme për t’i implementuar këto projekte do t’i sigurojë komuna e Bujanocit.

Takimi i përfaqësuesve të komunës së Bujanocit dhe TIKA-s është vazhdimësi e marrëdhënieve të mira mes dy palëve.