Tekstet shkollore FALAS nga MAS. Afati për aplikim nga 07 deri më 28 mars. Kontaktoni shkollat ku mësojnë fëmijët tuaj

0
352

Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc përmes një njoftimi I bënë thirrje prindërve që kanë fëmijet në këtë shkollës të kompletojnë dokumentacionin për tekstet shkollore FALAS nga Ministria e Arsimit të Sërbisë.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë nxënësit, gjegjësisht familjet që plotësojnë kushtet e mëposhtme për ti marrë FALAS tekstet shkollore nga Ministria e Arsimit të Sërbisë.  

Lajmërimi i sh.f “Naim Frashëri”:

Lajmërohen nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, se duhet PATJETËR që t’i njoftojnë prindërit e tyre mbi konkursin e hapur për tekstet shkollore FALAS nga Ministria e Arsimit të Sërbisë për vitin shkollor 2022/2023,

Të drejten për pranimin e librave pa pagesë e kanë:

  • Nxënësit që vijnë nga familjet e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmave sociale.
  • Prindër që kanë, 3-4 apo më shumë fëmijë në shkollë, dmth tekstet falas i marrin nga fëmija i 3 e kështu me radhë.
  • Nxënësit me pengesa në zhvillim ose invaliditet (IOP1-IOP2)

Dokumentet që duhet:

  • Prindërit që janë shfrytëzues të ndihmave sociale duhet të paraqesin në shkollë VËRTETIMIN, se janë shfrytëzues të ndihmave sociale.
  • Prindërit që kanë 3 apo më shumë fëmijë në shkollë apo studime të paraqesin në shkollën tonë VËRTETIMIN që konfirmon vijimin e studimeve.
  • Për nxënësit që janë me pengesa në zhvillim ose invaliditet, shkolla posedon dokumente të nevojshme.

Afati për dorëzimin e dokumenteve do të jetë nga data 07 mars 2022 deri më 28 mars 2022, dorëzimi i dokumenteve të bëhet te pedagogu i shkollës.

Nëse nuk dorëzohen dokumentet e lartë shënuara në afatin e theksuar, nuk do të merren në konsideratë kërkesat për ndarjen e teksteve shkollore pa pages, thuhet në njoftimin e shkollës./LajmiAL/