Të rinjtë do të aplikojnë për 100 euro përmes portalit të Thesarit

0
453

Aplikimi për ndihmë prej 100 euro për të rinjtë do të jetë i mundur nga 15 deri më 30 janar njësoj si qytetarët që kanë aplikuar për llojet e mëparshme të ndihmës shtetërore, pra përmes portalit të Thesarit, deklaroi sot ministri i Financave Sinisha Mali.

Ai ka theksuar në profilin e tij në Instagram se kjo lloj ndihme e re për të rinjtë tregon se sa i fortë është shteti ynë dhe sa të qëndrueshme janë financat tona publike.

“Ne po ndihmojmë ata që kanë nevojë më së shumti për ndihmë, e ata janë pensionistët që më 10 shkurt do të marrin 20 mijë dinarë. Gjithashtu, u vendos që të miratohet një masë e re për t’i ndihmuar të rinjtë, ata që përballen me të ardhmen, dhe kjo është një tjetër konfirmim i politikës së përgjegjshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Masa e re e ndihmës për të rinjtë nga mosha 16 deri në moshën 29 vjeçare do të thotë se ata do të marrin 100 euro në dinarë”, tha ministri Malli.