Të rinjë e Luginës po i paguajnë kontratat e punës të cilat në Gjermani ipen falas

0
700

“Asnjë kontratë pune të cilën e lëshojnë kompanitë në Gjermani nuk është me para, ajo lëshohet në bazë të kërkesës së punëtorëve dhe ipet falas” kështu e nis bisedën për LajmiAL, Bekimi nga komuna e Bujanocit i cili tashmë është paisur me lejeqëndrim trevjeçarë në Mynhen të Gjermanisë dhe punonë në një McDonald’s.

Bekimi sikurse shumë të rinjë të cilat po ia mësyjnë Gjermanisë për një jetë më të mirë, është përballur me sfida të ndryshme, në fillim terminin e pastaj kontratën e punës.

“Është vërtetë drithëruese kur ndëgjoj se kanë aplikuar për termine, kërkojnë të paisen me kontrata pune e sidomos kur i shoh disa “Fantomë” që shiten si legal, se gjoja i sigurojnë kontrata pune, terminin e deri te banësa ku do të qëndrojnë.

Sot çdo i ri ka një telefon të mençur nga i cili mund të aplikojë për termin, pa patur nevojë që dikujt t’ia japë minimum 200 euro vetëm për aplikim, sepse çdo kush që premton se ka lidhje në ambasadën e Gjermanisë vetëm gënjen, e gjith është punë fati, ose më mirë thënë terminin e mer vetëm ai i cili përzgjidhet nga organet gjegjëse” shprehet Bekimi.

Duke e ditur se në çfar kushte ekonomike jemi duke jetuar në Luginë të Preshevës, thotë Ai, është mëkat që dikujt ti kërkohen rreth 600 euro për një kontratë punë, e cila në Gjermani në këtë periudhë është fare leht ta gjesh edhe atë falas, sepse asnjë kompani nuk i jep kontratat me para.

“Aq shumë ka nevojë për fuqi punëtore sa që, pothuajse secila kompani dhe në profile të ndryshme mund ta marrësh një kontratë pune falas. Këto që po i ndëgjoj se po i kërkojnë nga 300 deri në 600 euro për një kontratë pune janë marrëzira. Ka shumë rrjete sociale ku të rinjë mund të paraqiten, si dhe përmes farefisit ose shokëve për ta gjetur një kontratë pune falas”

Bekimi porosit të rinjtë, që mos të paguajnë kontrata pune sepse ato ipen falas, mos të paguajnë për termine para të majme sepse edhe terminin mund ta bëni fare lehtë përmes telefonit në linkun e ambasadës. (https://belgrad.diplo.de/rs-sr/service/visa-einreisehttps://belgrad.diplo.de/rs-sr/service/visa-einreise/05-VisaEinreisehttps://belgrad.diplo.de/rs-sr/service/visa-einreise/-/2310110 ) termini i radhës hapet më 05.09.2002 në ora 15:30h.

Migrimi i tërinjëve shqiptarë, por jo vetëm, ka marrë hov të madhë kohëve të fundit, nga ana tjetër sipas disa të dhënave thuhet se Gjermani ka nëvojë për mëse 1 milion punëtorë, sidomos të rinjë./LajmiAL/