Punonjësit e Administrata Komunal për fundvit kanë marrë edhe “pagën e 13-të” gjegjësisht ndihmën solidare nga 24.000 deri në 30.000 dinarë.
Nga ana tjetër Ndërmarrjet Publike nuk do të mund ta realizojnë këtë të drejtë, gjegjesisht ndihmën solidare në bazë të kontratave të veçanta kolektive të cilat vlejnë për këto veprimtari, për këtë arsyeje të gjitha Ndërmarrjeve Publike në teritorin e komunës së Bujanocit nuk iu është bërë pagesa e ndihmës solidare.
Si pasojë e mos pagesës së ndihmës solidare nga sot në grevë ka hyrë Enti Parashkollor në Bujanoc “Gëzimi Ynë” të cilët kan kthyer mbrapsht fëmijët të cilët i kanë dërguar prindërit.
Të punësuarit në Administratën Komunal pothuajse çdo fundvit e shpërblejmë vetën me ndihmën solidare, apo në zhargonin katunarçe, “pagën e 13-të”.
Me vënd fjala popullore, “kush rrin nën dardha i han dardhat”. /Lajmi-AL/












