Të premtën ora 12:00 do të bëhet kontrolli i sistemit të paralajmërimit

0
457

Ministria e Punëve të Brendshme sektori për situate emergjente, ka bërë të ditur se në disa komuna në teritorin e Rrethit të Pcinjës të premtën do të bëhet verifikimi funksionimit tre mujorë të alarmit (sirënës) të paralajmërimit.

“Për realizimin e njëtrajtshëm të këtij sistemi te paralajmërimit në të gjithë territorin e rrethit të Pçinit, kontrollimi i sirenave do të bëhet më datë 08.07.2022, (e premte) duke filluar nga ora 12:00 dhe më pas në të njëjtën kohë do të bëhet kontrolli çdo tre muaj, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sistemi i alarit do të verifikohet në komunat, Bujanoc, Vranjë,  Preshevë, Vlladiqin Han, Surdulicë, Boseligrad, Tërgovishtë.

Toni i njëtrajtshëm do të zgjasë 60 sekonda, ndërsa qytetarët nuk kanë arsyeje për panikë sepse ky është verifikim i rregullt i sistetmi të paralajmërimit./LajmiAL/  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here