Të mërkurën seanca e KK, në rend të ditës buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2022

0
224

Të mërkuren më datë 29.12.2021 thirret seanca e tetë e Kuvendit Komunal të Bujanocit nga kryetari Enver Ramadani. Për këtë seancë është paraparë ky rend i ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e shtatë e Kuvendit Komunal e mbajtur më 16.12.2021.

  1. Propozim Vendimi mbi buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2022,
  2. Propozim Vendimi për shpërndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2022,
  3. Programi i punës të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit për vitin 2022;
  4. Plani Kadrovik i Komunës së Bujanocit për vitin 2022;
  5. Propozim Aktvendimi mbi vazhdimin e mandatit organit të përkohëshëm NP “Komunalia” Bujanoc,
  6. Propozim Vendimi mbi përcaktimin e vendalimeve të autobusëve në territorin e Komunës së Bujanocit,
  7. Programi i punës me planin finaciar të NP Komunalia Bujanoc për vitin 2022;
  8. Programi i veçantë i NP Komunalia Bujanoc për vitin 2022;
  9. Programi i punës me planin financiar i Qendrës për Punë Sociale Bujanoc për vitin 2022;
  10. Programi i punës me planin financiar të Qendrës Kulturore – Sportive “Rinia” Bujanoc për vitin 2022,
  11. Programi i punës me planin financiar të Biblotekës 14 Nëntori Bujanoc për vitin 2022;
  12. Programi i punës me planin financiar të SHK. “Vuk Karaxhiq” Bujanoc për vitin 2022;
  13. Programi i punës me planin financiar të EP Organizata Turistike e Komunës së Bujanocit për vitin 2022;
  14. Raporti punës me raportin financiar të EP Gëzimi Ynë Bujanoc 2020-2021;
  15. Programi i punës me planin financiar të EP Gëzimi Ynë Bujanoc për vitin 2021-2022;
  16. Propozim Vendimi mbi organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes civile në territorin e Komunës së Bujanocit;
  17. Plani i punës i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit për vitin 2022
  18. Dhënia e pëlqimit ndaj ndryshimeve të Statutit të Bibliotekës 14 Nëntori Bujanoc,
  19. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për Barazi Gjinore,
  20. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të EP “Gëzimi ynë” Bujanoc,
  21. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
  22. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
  23. Propozim Aktvendimi mbi zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Komunal,
  24. Të ndryshme

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

Shërbimi i Kuvendit
Bujanoc, 27 dhjetor 2021