Të dielën Referendum në Serbi. Lidershipi shqiptarë akoma nuk ka qëndrime të qarta për elektoratin e tyre

0
303

Mëse 60 vendvotime do të jenë të hapura të dielën në komunat e Preshevës dhe Bujanocit për pjesmarrje në Referendum.

Megjithatë, numri i atyre që do t’i përgjigjen thirrjes për shpalljen e ndryshimeve kushtetuese është i paqartë.

Shqiptarët e Bujanocit dhe Preshevës, të cilët janë deklaruar për gazetën serbe Danas, janë shprehur që “pothuajse nuk dinë asgjë se për çfarë duhet të votojnë” dhe deklarojnë, ndërsa janë shprehur se nuk janë të interesuar të votojnë të dielën.

“Përcaktimi i Serbisë si shtet i shumicës do të thotë se pjestarët e nacionaliteteve të tjera kombëtare janë, në fakt, qytetarë të rendit së dytë.

Me propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese theksohet shprehimisht se ndryshimet aktuale do t’i referohen ekskluzivisht sferës së drejtësisë” thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa në një prononcim për portalin Danas.

Në një prononcim për Danas, qëndrime të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, deputeti Shaip Kamberi.

“Qytetarët dinë pak për gjithçka dhe nuk besoj në një dalje të madh nga shqiptarët. Kur për diçka dini pak, atëherë nuk të intereson” ka thënë Kamberi, duke thënë se “ndryshimet esenciale të Kushtetutës së Serbisë janë të nevojshme dhe ato në nenin 182”.

Neni 182 i Kushtetutës së Serbisë i referohet statusit të krahinave autonome brenda Republikës së Serbisë.

“Republika e Serbisë ka Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Autonomia thelbësore e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë do të rregullohet me ligj të veçantë të miratuar në përputhje me procedurën e paraparë për ndryshimin e Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në nenin 182 të Kushtetutës së Serbisë.

Megjithatë deri më sot nuk kemi një qëndrim të prerë të liderëve politik shqiptarë në Luginë të Preshevës drejtuar elektoratit për PRO ose KUNDËR referendumit i cili do të mbahet të dielën më 16 janarë në Serbi.

LajmiAL, ditë më parë përmes MSN i ka dërguar pyetje disa prej liderëve politik “Më 16 janar në Serbi do të mbahet Referendum për ndryshimin e një pjese të Kushtetutës së Serbisë, të drejt vote kanë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sipas jush a duhet shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në këtë Referendum, nëse JO/PO përse?” Ka qenë pyetja, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje në këtë drejtim.

Heshtja e lidershipit shqiptarë të lënë të kuptosh se vendimin duhet ta marrin vet qytetarët nëse duan të marrin pjesë në Referendum apo jo./LajmiAL/