Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 330 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 108 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 74 janë nga Vranja, 11 Vlladiçin Hani, 10 nga Surdulica, 9 nga Tërgovishta, 3 nga Boseligradi dhe 1 nga Presheva.
Në bazë të rezultateve të publikuara shihet se edhe dita e dielë nuk ka qenë e qetë përsa i përket rasteve të reja me virusin korona dhe krahasuar me analizat e kryera.
Edhe më tej Vranja vazhdon të kryesojë për nga numri i të infektuarve, ndërsa Surdulica për disa javë radhazi mbetet në numra 2 shifrorë të të infektuarve me virusit korona dhe konsiderohet vatër e virusit korona, kjo për shkak të numrit të vogël të banorëve që ka.












