Të ardhurat e lehonisë edhe pa kontribute të paguar?

0
365

Vonesa me pagesën e të ardhurave që kanë të bëjnë me pushumin lehonisë prej 2, 3 dhe 6 muaj nga qershori nuk do të jetë më nëse miratohen ndryshimet në ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Drafti me ndryshime në bazë të të cilave lehonat do të marrin të ardhura gjatë pushimit të tyre mjeksorë në të ardhmen, pavarësisht nëse punëdhënësi paguan kontributet e tyre, do të jetë në diskutim publik deri në fund të shkurtit, shkruan Danas.

Aktualisht, kur punëdhënësi nuk paguan kontribute, lehonat kanë të drejtë për kujdes shëndetësor, si dhe për kostot e transportit, por jo për të ardhurat.

Kryeredaktorja e portalit Bebac, Jasmina Mihnjak, thotë se duhet të presim se çfarë do të miratohet në fund dhe si do të funksionojë e gjitha në praktikë.

“Përvoja na ka treguar deri më tani se kur ka të bëjë me ligjin gjithçka duket mirë, dhe pastaj kur miratohet, lindin probleme. Është mirë që dikush është kujtuar të merret me çështjen e përfitimeve të vonuara të lehonisë sepse ky është një problem që ekziston një kohë të gjatë.

Me këtë draft, ka dy gjëra që janë të mira, njëra është që lehonat do të marrin paga edhe pse punëdhënësi i tyre nuk paguan kontributet e tyre, gjë që është e rëndësishme sepse ne presim që shumë kompani të jenë në telashe, sidomos tani për shkak të krizës” thotë Mihnjak.

E mira tjetër, siç thotë ajo, është procedura e thjeshtuar, sepse nuk do të ketë më një përllogaritje të dyfishtë të kompensimit të pagës, siç bën punëdhënësi e pastaj edhe Fondi Republikak për Sigurim Shëndetësorë, por tani drejtpërdrejt do ta bëjë FRSSH.

“Ata do të kenë afat prej 15 ditësh për ti paguar punëdhënësit në llogari të dedikuar kompensimi, ndërsa punëdhënësi ka tre ditë afat për ti paguar pagën lehonës. Që nga momenti kur një grua hap pushimin mjekësor brenda 18 ditësh, ajo duhet të marrë para” thotë Mihnjak.

Aktualisht, sipas rregulloreve të vlefshme, pushimi i lehonisë në muajin e parë paguhet nga punëdhënësi, ndërsa nga muaji i dytë këtë e mer përsipr shteti, dhe kjo funksionon kështu që  punëdhënësi për çdo muaj të ardhshëm bënë llogaritjen e pagës për secilin muaj, të cilin ai ia paraqet Fondit Republikanë për Sigurim  Shëndetsorë, me kërkesë për kompensimin e pagës./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here