Tani e tutje, aplikimi për vaksinim mund të bëhet edhe përmes aplikacionit viber

0
329
epa05269130 The logo of the messaging application Viber is pictured on a smartphone in Taipei, Taiwan, 21 April 2016. According to news reports Viber will be rolling out its end-to-end (E2E) encryption for its more than 700 million users. One of the most popular messaging application is owned by Japanese ecommerce Rakuten. EPA/RITCHIE B. TONGO

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nga sot, është e mundur të aplikoni për vaksinim kundër virusit korona edhe përmes aplikacionit Viber.

Siç është publikuar në aplikacionet viber, kjo është e mundur përmes shërbimit zyrtar të informacionit të Qeverisë së Serbisë në Viber, i cili ka filluar sot.

Në këtë aplikacion, qytetarët mund të marrin informacion në lidhje me vaksinimin, testimin ndaj virusit korona, vlerësimin e simptomave dhe informacione të rëndësishme.

“Këtu mund të aplikoni për vaksinim, të informoni dhe të ndiqni udhëzimet në lidhje me pandeminë Kovid-19. Parashtroni pyetje  duke futur tekst ose klikoni në një nga opsionet e ofruara”, thuhet në postimin e parë të aplikacionit./LajmiAL/