Banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit me aq sa kanë mundësi po mundohen që të paktën njëherë në vit ti japin gjallëri vendlindjes së tyre, të cilën pjesa dërmuese e ka braktisur për kushte më të mira, kryesisht në qytete të ndryshme të Kosovë por edhe në mërgim.
Takimet e vendlindjes tashmë janë bërë traditë që të paktën njëherë në vit të grumbullojnë banorët e vendbanimeve të ndryshme.
Edhe këtë verë Malësia e Bujanocit po ringjallet nga këto takime.
Fillimisht u organizuan në fshatin Priboc “Takimet e vendlindjes Priboci 2023” të mbajtura më 23 Korrik në fshatin Priboc të Malësisë së Bujanovcit. Në këtë takim kujtimet nga e kaluara I ringjallën shum banorë të cilët sot jetojnë në qytete të ndryshme të Kosovës por edhe në mërgim.



Edhe banorët e fshatit Ramabuqë po të njetën ditë i dhanë jenonë Malësisë me organizimin “Takimet e vendlindjes Ramabuqa 2023” , të mbajtur më 23 Korrik 2023 në fshatin Ramabuqë të Malësisë së Bujanovcit!




Siç ka mësuar LajmiAL takim i ngjashëm, tashmë tradicional do të organizohet edhe në fshatin Zarbincë të dielën më 30 Korrik. Edhe në këtë takim pritet të ketë shum qytetarë të cilët do të vijnë për një ditë në tokat e të parëve të tyre. “Takimet e vendlindjes Zarbinca 2023” pritet të jetë më madhështorë për shkak pjesmarrjes të disa vendbanimeve në këtë manifestim.
Asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbincë edhe më shumë i ka lehtësuar organizimet e takimeve të vendlindjes në Malësinë e Buajnocit. Sipas banorëve viteve të ardhshme pritet edhe më shumë jehonë e ktyre takimeve, ndërsa interesimi për të investuar në Malësi ëhstë në rritje e sipër, sidomos nga mërgata të cilët kanë për qëllim që këtë zonë ta shëndrrojnë në atraksion tursitik./LajmiAL/












