SOT FILLON VERA! Sot është edhe dita më e gjatë e vitit

0
311

Shoqata Astronomike ka njoftuar se vera e vitit 2024 fillon sot në ora 22:50, edhe pse, të paktën sipas temperaturave të larta dhe parashikimit të motit, vera ka kohë që ka mbërritur. Sot është dita më e gjatë e vitit dhe do të zgjasë deri në 15 orë e 35 minuta.

Njëkohësisht në këtë ditë të 172-të të vitit fillon dimri për banorët e hemisferës jugore të Tokës.

Në ditën e fillimit të verës, dita është më e gjata, dhe nata është më e shkurtra.

Duke qenë se Dielli lind në orën 04:51 dhe perëndon në orën 20:27, kjo do të thotë se dita do të zgjasë 15 orë e 36 minuta, kurse nata do të zgjasë vetëm 8 orë e 24 minuta.

Pastaj rrezet e Diellit bien në një kënd të drejtë në kthimin verior dhe në këndin më të madh në hemisferën veriore.