Sonja Biserko: Vuçiq e ka harruar mesazhin e Merkelit, nuk ka ndryshim të kufijve

0
291

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dalë fitimtar nga kriza aktuale në Kosovë, jo vetëm në raport me shqiptarët, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë, anuloi takimet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, ka komentuar për Danas Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeritu, përcjell LajmiAL.

Ajo ka shtuar se “nuk ishte vetëm Presidenti Vuçiq ai që ra në kurth”, por duhet të kihet parasysh se “shumë qendra në Serbi kanë paralajmëruar për një skenar të tillë”.

“Përshkallëzimi në veri të Kosovës ka mundur të pritet për shkak të vakumit politik ndërkombëtar që inkurajoi akterët vendorë të veprojnë. Situata, e cila u krijua menjëherë, solli akterët ndërkombëtarë përsëri në skenë.

Megjithatë, ende nuk është e qartë me cilat synime po kthehen. Presidenti Vuçiq e ktheu atë në një lojë teatrale që nuk ka pse të jetë naive. Qëllimi i tij është të shohë deri ku mund të shkojë, domethënë nëse “bota serbe” është e arritshme në këtë situatë” thekson Biserko.

Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç, ka nënvizuar ajo, deklaroi se ushtria është “e gatshme të mbrojë njerëzit e saj” dhe se ngritja e gatishmërisë luftarake dhe prania e saj përgjatë vijës me Kosovën është “kryesisht një mekanizëm preventiv”.

Biserko kujton gjithashtu se Presidenti Vuçiq kërcënoi se në rast të fillimit të konfliktit në Kosovë, ai nuk do të priste reagimin e NATO -s, por për 24 orë, nëse “vazhdon përndjekja të reagojë dhe parandalojë atë që ndodhi në vitet 1990 ose 2004”

“Këto deklarata, si dhe ngritja e gatishmërisë luftarake dhe fluturimi i helikopterëve, janë një kërcënim i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, e cila kaloi vijën e kuqe. Ndërsa duke pasur parasysh se Serbia tani është mjaft e armatosur, si dhe faktin se garnizoni i Ushtrisë Serbe ndodhet në Sanxhak, një operacion i tillë do të ishte i shpejtë dhe i shkurtër” thotë Biserko.

Ajo gjithashtu ka potencuar se “Megjithatë, Vuçiq ka qenë i befasuar nga reagimet e Perëndimit. Ardhja e Gabriel Escobar në Bruksel sigurisht që do të jetë një lloj prove se sa larg Shtetet e Bashkuara janë gati të shkojnë tani në zgjidhjen e këtij problemi. Duket gjithashtu se presidenti Vuçiq harroi mesazhin kryesor të Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Ballkan se ndryshimi i kufijve nuk vjenë në shprehje.

Unë besoj se këtë herë komuniteti perëndimor do të ndalë aspiratat e Beogradit dhe do të përfundojë “punën e sajë të papërfunduar” në Ballkan. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ata do të jenë përgjegjës për konflikte të reja” përfundon Sonja Biserko.