Skandal në Shtëpin e Shëndetit në Bujanoc, motra injoron me pacientët

0
785

Motra medicinale e nacionalitetit serb injoron me pacientët sikur të ishte mjeke, ajo mundohet të caktojë pacientët, cilët janë për Covid-19 cilët për kontrollë të rrëgullt.

Sipas pacientëve rasti i sotëm tejkalon çdo moral njerëzor, kur motra medicinale pa konsultim me mjekun mundohet ti refuzojë pacientët.

Skandali edhe më i madh është kur kjo motër medicinale pacientët i shëndrron në problem personal, duke i thënë se, ju gjithmonë krijoni probleme dhe duhet të shkoni në repartin e Covid-19 për kontrollë, pavarësisht simptomave nëse pacienti është për Covid apo JO.

Pacientja është pranuar për kontrollë falë mjekes kujdestare e cila pas vlerësimit të situatës ka konstatuar se pacientja mund të kontrollohet.

Rasti ka ndodhur të shtunën në repartin e mjekësisë së përgjithshme.

Vlenë të theksohet se gjatë vikendeve në komunën e Bujanocit është vetëm një adresë ku qytetarët mund ti marrin shërbimet mjekësore, Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc edhe atë vetëm me një mjek në repartin e mjekësisë së përgjithshme, pa llogaritur repartet tjera./Lajmi-AL/