Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 488 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 132 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 73 janë nga Vranja, 22 Vlladiçin Hani, 19 nga Surdulica, 9 Boseligradi, 5 nga Bujanoci, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Presheva.
pavarësisht se në nivel të rrethit të Pçinjës kemi një rënie të numrit të të ifektuarve, në nivel vendin situate qëndron krejt ndryshe.
Masat e reje kundër virusit korona të cilat gjatë ditës së djeshme ka aprovuar Shtabi Qeveritarë I krizave tregojnë se situate pandemike është serioze.
Vlenë të theksohet se nga dita e shtunë 23 tetor ora 22:00 në objektet hoteliere në ambiente të mbyllura mund të hyni vetëm në këto kushte:
1. Nëse keni kryer vaksinimin e plotë (dy vaksinat)
2.PCR test jo më të vjetër se 72 orë
3.Test antigjen jo më të vjetër se 48 orë.
4.Vërtetimi se e keni kaluar Covid-19 në 7 muajt e kaluar.
Ky vendim vlen edhe për objektet që organizojë dasma, ku çdo mysafir duhet të plotësojë njërin nga kushtet e lartpërmendura nëse dëshiron të jetë pjesë e ahengut.












